Katër të ndaluarve të cilët janë aktualisht në burgun e Bënçës në Tepelenë iu është gjetur drogë ne qeli.

Policia thotë se në qelinë Nr.9 të këtij burgu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 0.81 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

"Në këtë qeli ishin të ndaluarit E.F, B.R, J.H dhe E.B, 37, 32, 37 dhe 33 vjeç.

Nuk dihet se si droga është futur në qelitë e burgut, por dyshimet janë që ajo të jetë fshehur mes ushqimeve që familjarët dërgojnë për të dënuarit", thotë policia.  

Ngjarja po hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës.

/Ora News.tv/