Tenton të trafikojë armë nga Kosova në Shqipëri, pranga 44-vjeçarit

Tenton të trafikojë armë nga Kosova në Shqipëri, pranga

Policia Kufitare në Morinë ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit. Në pranga është vënë një 44-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri.

Në pranga u vu Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në  Prishtinë, Kosovë.

"Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip "Seat", dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare,  për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë", sqaron policia.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit",  parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

EMISIONET