Ky është momenti i tmerrshëm kur një makinë është rrotulluar 360 gradë në ajër.

Shoferi humbi kontrollin e makinës në tentativë për të shmangur një Jaguar që doli papritmas në rrugë. 

Makina goditi bordurën dhe fluturoi në ajër duke u rrotulluar 360 gradë përpara se të përplasej në tokë.

Për fat të mirë nga aksidenti nuk ka pasur viktima.

/Ora News.tv/