Tenton të arratiset nga banjoja, shqiptari kapet me kokainë, tjetri prangoset në lokal

Tenton të arratiset nga banjoja, shqiptari kapet me kokainë, tjetri

Një 37 vjeçar shqiptar me iniciale L.A, dhe një 40 vjeçar me iniciale L.G, u arrestuan nga policia gjatë kontrolleve në Punta Marina të vendit fqinj. Nervozizmi i dukshëm i manifestuar nga një njeri prej shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e agjentëve.

Pas kontrollit të plotë, policia ka gjetur në xhepin e tij lëndë narkotike prej 10 dozash kokainë dhe disa qindra euro.

Në këto rrethana, një burrë i dytë i ulur në tryezën e barit, u përpoq të largohej pa hezitim pasi shkoi në banjë. Ai u arrestua menjëherë nga agjentët, duke e kontrolluar edhe atë. Atij ju gjetën tre doza kokainë.

Kërkimet e kryera në shtëpitë e tyre, u kanë lejuar karabinierëve të gjejnë peshore elektronike si dhe materiale për paketimin e dozave.

Në fund të procedurës, shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit, seanca për të cilët do të zhvillohet më 11 shtator.

Ndërkohë, të dy nuk mund të largohen nga shtëpia prej orës 20 deri në orën 7 të mëngjesit.

EMISIONET