Kapet në Kapshticë me qindra pulla vizazh false, arrestohet turku

Kapet në Kapshticë me qindra pulla vizazh false, arrestohet turku

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte viza të falsifikuara dhe para të paligjshme në Kapshticë.

52-vjeçari me iniciale A.U., po udhëtonte me autobus në pikën kufitare dhe gjatë kontrollit nga autoritetet doganore në një çantë personale iu gjetën 5300 dollarë, 4095 euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

"Gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 dollarë dhe 4095 euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara,"-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

EMISIONET