Tentoi të abortojë fëmijën pasi u përdhunua nga njerku, lirohet 20-vjeçarja nga burgu

Tentoi të abortojë fëmijën pasi u përdhunua nga njerku,

Një grua, e cila u burgos për vrasje në tentativë sipas ligjeve strikte kundër abortit në El Salvador, është liruar.

Imelda Cortez ngeli shtatzënë pasi u abuzua seksualisht për shumë vite nga njerku i saj.

Mjekët dyshuan se 20-vjeçarja u përpoq të kryente abort dhe lindi një vajzë të vogël në një banjë në prill të vitit të kaluar.

Fëmija i mbijetoi tentativës për abort, por Cortez u arrestua dhe kaloi më shumë se 18 muaj në paraburgim teksa priste gjykimin.

Prokurorët thanë se fakti që ajo nuk i tregoi asnjë njeriu për shtatzëninë dhe se nuk kërkoi ndihmë mjekësore, ishte tentativë vrasje, që mund të shkojë në një dënim të mundshëm 20-vjeçar.

Por të hënën gjykata vendosi se Cortez,  e cila nuk ishte në dijeni se ishte shtatzënë, nuk kishte provuar ta vriste fëmijën e saj.

Avokatët e saj thanë se për të shmangur një dënim më të ashpër Imelda pranoi se neglizhoi fëmijën e saj të porsalindur, një vepër penale që dënohet me 1 vit burg.

Por gjykata përfundimisht vendosi që ajo nuk ishte fajtore për asnjë krim dhe se ishte e lirë të kthehej në shtëpi.

Cortez u prit jashtë gjykatës me brohoritje nga të afërmit e saj dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Prokurorët thonë se njerku i saj është arrestuar dhe po pret gjykimin.

El Salvador është një nga vendet në botë ku abortet janë plotësisht të ndaluara dhe bartin dënime të rënda.

EMISIONET