Tentativë grabitje dhe drogë, arrestohet shqiptari dhe italiani

Tentativë grabitje dhe drogë, arrestohet shqiptari dhe italiani

Një shtetas shqiptar dhe një italian janë arrestuar për tentativë grabitje dhe drogë. Dy personat e arrestuar ditën e djeshme janë Florenc Mataj 38 vjeç dhe Gianfanco Bassani 40 vjeç, të dy të njohur nga policia për krime të ndryshme përfshirë edhe atë në fushën e drogës.

Sipas mediave italiane arrestimi i tyre u bë pasi në datën 27 mars një 44-vjeçar nga Bassano u paraqit në polici duke kërkuar ndihmë, pasi ishte kërcënuar nga dy persona për grabitje.

Personi, i cili denoncoi ishte i varur nga droga. Ai tha se dy personat i kishin kërkuar 2 mijë euro për një furnizim të pretenduar të drogës, por kjo gjë u mohua nga 44-vjeçari.

Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle edhe në shtëpinë e Gianfanco Bassanit, ku u gjetën 41 doza hashashi dhe kokaine dhe 160 euro, që i përkisnin shqiptarit Mataj.

Të dy personat u dërguan në paraburgim deri në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë.

EMISIONET