Tensionohen marrëdhëniet mes Vllaznisë dhe Kamzës

Tensionohen marrëdhëniet mes Vllaznisë dhe Kamzës

Tensionohen marrëdhëniet mes klubit të Vllaznisë dhe Kamzës. Shkakë është bërë akuza e ngritur nga drejtuesit e Kamzës të cilët në deklaratë për mediat theksojnë se arbitri në ndeshjen e sotme kundër Laçit është përcaktuar Eldorjan Hamiti nga Shkodra. Kjo me qëllim dëmtimin e tyre. 

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i shkodranëve. "Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar.  Por reagimet nga FK Kamza prej 6- muajsh, nuk kanë qenë aspak të hijshme me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj  duke anatemuar gjithnjë Vllazninë. Kjo nuk është aspak e drejtë sepse Klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët", thuhet në deklaratë.

 Duke iu referuar dhe financimit të ekipit vllaznia shton se fondet i ka të miratuara nga Bashkia Shkodër.

 Por po ashtu shprehet habia se si FK Kamza që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri!

 Ndaj shtrojnë pyetjen Si ka mundësi një gjë e tillë kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjëve? 

Në këto ndeshje të fundit të kampionatit Kamza ruan vendin e dytë më 62 pikë dhe Vllaznia vendin e parafundit me 38 pikë 

EMISIONET