Tensioni mes Mourinhos dhe Sarrit, italiani kërkon falje: Bëmë një gabim!

Chelsea i Maurizio Sarrit mori një pikë në limite përballë Manchester United, me Barkley që shënoi në minutën e 6-të shtesë golin për 2-2. Por ndryshe nga futbollistët që dhanë gjithçka në fushë, në pankinë tensioni ishte akoma më madh, saqë pas golit të mesfushorit anglez kishte edhe konfliktime mes dy stafeve.

Shkak ishte festimi i tepruar i Marco Ianni, pjesëtarë i kampit të bluve. Ianni festoi përpara stolit të "djajve të kuq", një gjest që nuk i pëlqeu aspak teknikut Jose Mourinho që tentoi të përballej me të. Megjithatë, situata u qetësua nga numri 1 i stafit të Bluve, Maurizio Sarri i cili nuk nguroi t'i kërkonte falje homologut portugez.

"Nuk pashë asgjë në fushë, por pas ndeshjes fola me Jose dhe menjëherë kuptova se jemi gabim", tha Sarri. "Kam folur me anëtarin e stafit tim dhe pastaj ai foli me Mourinhon për t'i kërkuar falje. Mendoj se kjo çështje është mbyllur. Bëmë një gabim. Ne ishim gabim. "-tha Sarri në konferencën për shtyp pas takimit.

Ky nuk është konflikti i parë i portugezit, i cili është i njohur për marrëdhëniet me kolegët. Ai më i nxehti mbetet padyshim me trajnerin e kushërinjve të United, Pep Guardiola të Manchester Cityt.




EMISIONET