Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje Metës. Kreu i shtetit kërkoi rritjen e sigurisë

Drejtoria e Burgjeve i kthen  përgjigje Metës. Kreu i shtetit

Ora 21: 13 Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me situatën në burgje.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis. Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre." thuhet në njoftimin per shtyp të kësaj drejtorie e cila kerkon gjithashtu nga mediat që në informacionet që bëjnë publike, ti referohen komunikimit me institucionet përgjegjëse.

Ora 17: 23 Letra e presidentit

Situata e tensionuar politike, përplasjet prane KZAZ dhe policisë kanë sjellë një tjetër reagim të Presidentit të Republikës Ilir Meta.  Burime për RTV Ora bënë me dije se në një letër dërguar Drejtorit të burgjeve, Agim Ismaili, kreu i shtetit i ka kërkuar informacione për sistemin e sigurisë në burgje.  Mësohet se Meta ka kërkuar të merren të gjitha masat për sigurinë në burgje. 


EMISIONET