Tensionet/ Ambasadori i BE-së kthehet në Moskë pas tri javësh

Tensionet/ Ambasadori i BE-së kthehet në Moskë pas tri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Rusi është kthyer në Moskë më pak se tre javë pasi u tërhoq nga shefja e politikës së jashtme të BE-së mes tensioneve të forta midis Kremlinit dhe Britanisë.

Zëdhënësja e BE Maja Kocijanic tha se i dërguari i BE Markus Ederer u kthye në Moskë më 12 prill.

Ederer u tërhoq nga Moska, pasi tensionet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë u rritën pas një sulmi nervor ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Angli më 4 mars.

Ederer u kthye për konsultime me kërkesë të udhëheqësve të BE në samitin e tyre të 22 dhe 23 marsit në Bruksel.

Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe BE fajësojnë Rusinë për sulmin dhe u përgjigjen duke marrë masa duke përfshirë edhe dëbimin e rreth 150 diplomatëve rusë. Moska u hakmor në të njëjtën mënyrë.

EMISIONET