Themeluesit e Instagram do të largohen nga Facebook pas tensioneve me Mark Zuckerberg mbi drejtimin e aplikacionit.

Persona të afërt me themeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger janë larguar, por nuk dihet nëse e kanë riblerë rrjetin më të famshëm për fotografi.

Dy rrjetet sociale kanë funksionuar së bashku që prej vitit 2012, por kohët e fundit ka patur tensione. Cdo gjë ka nisur që prej skandalit të Facebook ku dolën të dhënat personale.

Vetë themeluesit e konfirmuan vendimin në një postim, por Facebook nuk ka bërë ende komente për tensionin.

Krieger dhe Systrom e ndërtuan Instagramin dhe e shitën tek Facebook për 175 milionë dollarë para gjashtë vitesh. Aplikacioni kishte vetëm 13 punonjës dhe 30 milionë përdorues në atë kohë. Ndërsa tani ka arritur më shumë se 2.2 miliardë përdorues.

/Ora News.tv/