Pas Shkodrës edhe në Tropojë ka pasur përplasje për shkak të vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Siç shihet edhe nga pamjet një grup personash kanë hyrë me forcë  në ambientet e KZAZ në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, duke hequr që aty materialet zgjedhore, dhe duke i hedhur ato në rrugë.

Punonjësit e policisë bashkiake dhe qytetarët kanë thyer dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZ-ja duke dëmtuar materialet zgjedhore.

"Në orën 10:00 policia bashkiake të përkrahur nga një numër simpatizantë dhe punonjës të bashkisë ndërhynë me forcë duke marrë materialet zgjedhore dhe i kanë nxjerrë jashtë", raporton gazetari Ismail Buçpapaj.

Policia ka tentuar që ti ndalojë, por turma i ka marrë përpara.

Po ashtu gazetari Buçpapaj informon se nga thyerja e xhamave një polic ka mbetur i lënduar lehtë.

Policia ka rrethuar ambientin dhe mësohet se janë arrestuar 4 persona ndërsa priten edhe arrestime të tjera.

Në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, Bashkia e Bajram Currit i kërkon drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzojnë të gjitha materialet zgjedhore në Bashki.




/Ora News.tv/