Tension në fakultetin e Juridikut. 

Rojet e fakultetit nuk lejojnë studentë të tjerë të futen brenda. 

Kjo shkakton debat mes studentëve dhe rojeve të godinës.

Studentët kanë mbyllur dyert dhe përmes dritareve kërkojnë të zëvendësohen me njëri tjetrin por kjo pengohet nga punonjësit e sigurisë.

Ndërkohë kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter reagon ndaj bllokimit. Rama thotë se pas kësaj proteste është politika.

Kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s'do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student" 





/Ora News.tv/