Tempora brenda mitingut në Tiranë, nga mbarë Shqipëria për të mbështetur Veliajn për kryebashkiak

Tempora brenda mitingut në Tiranë, nga mbarë Shqipëria

Dera e bashkisë së Tiranës është e hapur.Por Erion Veliaj nuk është brenda.

Ndodhet në Kongresin e partisë, aty ky kryesocialisti, kryeministri Edi Rama i dha besën për një mandat të dytë si qytetari i parë i Tiranës.

23 marsi zyrtarizoi fillimin e fushatës elektorale për socialistët, e përballë…jo nuk kanë asnjë rival. Demokratët thonë se nuk shkojnë në zgjedhje.

Por socialistët nuk ndalen. Një organizim i menduar deri në detaje për prezantimin e Erion Veliajt si kryebashkiak. E për ta bërë sa më madhështore prezantimin është menduar mirë edhe për pjesëmarrjen.

Autobuzët që vijnë nga rrethet ndalojnë edhe përballë Bashkisë me qytetarët që kanë ardhur në ceremoninë e shpalljes së kandidaturës së Veliajt.

Jo vetëm banorët e Tiranës por dhe qytetarët nga rrethet mbështesin Erion Veliajn për Kryebashkiak.

Një dibran, mirditor, lushnjar, tepelanas, durrsak e mbarë  Shqipëra ka mbërritur në Tiranë për të plotësuar gjithë pazëllin e imazhit qeveritar në këtë prezantim.

E disa prej tyre nuk ngurojnë të thonë se jo vetëm janë pjesë e administratës por edhe kanë ardhur në formë të organizuar.

Megjithatë ata thonë se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën.

Përgaditja e sheshit zgjati shumë.

Por për tua lehtësuar pritjen qytetarëve, socialistët kishin menduar.

Edi Rama e Erion Veliaj mbërrijnë së bashku.

Veliaj shpalli kandidaturën në sheshin kryesor të kryeqtetit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e flamujve të rilindjes por vetëm ata kombëtar.



EMISIONET