Temperaturat bien nën 190 gradë natën në Hënë

Temperaturat bien nën 190 gradë natën në Hënë

Sonda kineze “Chang’e-4”, që zbriti më tre janar në Hënë, regjistroi në sipërfaqen e pjesës së fshehur temperatura të netëve hënore më të ftohta nga se parashikohej, njoftoi Agjencia Hapësinore Kineze (CNSA).

Temperatura në sipërfaqe zbriti nën 190 gradë Celsius, ose një temperaturë shumë më e ftohtë nga ajo që prisnin shkencëtarët, gjatë mbrëmjes së parë hënore që kaloi sonda “Chang’e-4”, që është pagëzuar me emrin e perëndisë së Hënës në mitologjinë kineze.

Temperaturat e mbrëmjes në sipërfaqen e fshehur të këtij trupi qiellor u regjistruan nga sonda pasi ajo u bë aktive të mërkurën, pasi kishte rënë në gjendje letargjike për gati dy javë. /ATA/

EMISIONET