Teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë ‘nuk përgjigjet’

Teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë ‘nuk

Radio teleskopi i vetëm hapësinor i Rusisë nuk po i përgjigjet më komandave nga Toka, thonë zyrtarët.

Shefi  i Qendrës Hapësinore, Nikolai Kardashev tha se disa prej sistemeve të komunikimit të satelitit Spektr-R kishin ndaluar së punuari.

Por teleskopi ende transmeton të dhëna shkencore, raportoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Specialistët provuan disa herë por nuk arritën të rregullonin lidhjet e humbura, tha Kardashev.

Lidhja u shkëput mëngjesin e 11 janarit, por speciliatët kanë ende shpresë se do rregullohet.

Spektr-R u dërgua në hapësirë në vitin 2011.

Një satelit i ri ruso-gjerman, Spektr-RG, është planifikuar të dërgohet këtë vit.

EMISIONET