Pronësia e kompanisë Telekom Albania është transferuar plotësisht tek pronarët e rinj  të kompanisë bullgare "Albania Telecom Invest AD", e cila drejtohet nga Spas Roussev dhe Elvin Guri një investitor shqiptaro-bullgar. Kompania që u shit për 50 mln euro do të drejtohet nga  Emil Georgakiev, i cili ka premtuar produkte dhe shërbime të reja për klientët shqiptarë.

Kompania shqiptare Telekom Albania ka kaluar zyrtarisht në pronësi të Albania Telecom Invest e cila drejtohet nga  Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, si edhe nga Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

"Telekom Albania"  një ndër kompanitë  e telefonisë celulare në vend u shit me një vlerë prej 50 mln eurosh.

Në drejtimin e kësaj kompanie është zgjedhur Emil Georgakiev, i cili do mbajë  pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv.

Ai vjen me përvojë dhe njohuri të gjera në sektorin e telekomunikacionit, duke qenë prej më shumë se dhjetë vitesh pjesë e ekipit drejtues të kompanisë bullgare të telekomunikacionit Vivacom.

Drejtuesit e rinj të “Telekom Albania  premtojnë se do të ofrohen  produkte dhe shërbime të reja  duke përmirësuar nevojat e klientëve  si dhe do të vazhdojë të ketë në fokus risitë teknologjike.

Shitja e Telekom Albania u vendos nga drejtuesit pas uljes së fitimeve në Shqipëri për shkak të tregut të vogël si dhe të tjera problemeve që lidhen me klimën e të bërit biznes.

Telekom Serbia ishte një tjetër  kompani që  bëri  ofertë më të lartë për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.

Megjithatë ky interes nuk u mirprit nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare me arsyetimin se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike.

/Ora News.tv/