Telefonon policinë për ta ndihmuar me detyrat e matematikës

Telefonon policinë për ta ndihmuar me detyrat e matematikës

Një telefonatë e pazakonte ka ndodhur në një stacion policie në Lafayette, Indiana.

Një djalë ka telefonuar policinë për ta ndihmuar me detyrat e matematikës.

Antonia Bundy, e cila punon për Departamentin e Policisë Lafayette, iu përgjigj telefonatës nga djali, i cili i tha asaj se kishte pasur "një ditë të vërtetë të keqe" dhe kishte shumë detyra shtëpie për të bërë.

Në audion e regjistruar nga policia, Bundy fillon me qetësi të punojë me djalin.

"Kam pasur një ditë vërtet të keqe,"-tha djali.

Ndërsa Bundy u përgjigj: "Çfarë ndodhi në shkollë që kaluat një ditë të keqe?"

Më pasi si e informon: "Kam shumë detyra shtëpie."

Siç rezultoi, djali, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, kishte nevojë për ndihmë urgjente në matematikë.

Dhe policija e ndihmoi të zgjidhte problemin e matematikës.

Pas kësaj, nxënësi e falenderoi: "Më vjen keq që të telefonova, por unë me të vërtetë kisha nevojë për ndihmë."





EMISIONET