Telefonatat më lirë, efektet pritet të reflektohen në fund të dhjetorit

Telefonatat më lirë, efektet pritet të reflektohen në fund

Qytetarët shqiptarë do paguajnë më pak për thirrjet jashtë rrjetit.Vendimi i AKEP, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, pritet të japë efektet në fund të muajit dhjetor.Drejtori i Rregullimit Ekonomik në AKEP shpjegon se ky vendim synon të barazojë tarifat për thirrjet midis kompanive të cilat konsiderohen të larta.

Telefonatat jashtë rrjetit do të jenë më të lira. Impakti i vendimit të marrë nga AKEP pritet të reflektohet në fund të dhjetorit.

Drejtori i Rregullimit Ekonomik, Pajtim Melani, shpjegon se tarifat e thirrjeve telefonike mes operatorëve pritet që të pësojnë një ulje që shkon deri në 15%.

Melani: Tregjet e shumicës është në shifra të konsiderueshme, mbi 15% në vitin e parë të implementimit. Por sa dhe si do të reflektohet kjo në tregjet e pakicës, mbetet për tu analizuar me marrjen e të dhënave në muajt në vijim nga AKEP.

Kjo ndërhyrje e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare është bërë me synim për të barazuar tarifat për thirrjet midis kompanive telefonike.

Melani: Me masat rregullatore që ka marrë AKEP po shkojmë gjithmonë e më shumë drejt barazimit të thirrjeve brenda me jashtë rrjetit, pasi në vitet e mëparshme thirrjet jashtë rrjetit ishin shumë më të larta dhe thirrjet brenda rrjetit ishin shumë më të ulëta, rreth zeros.

Tashmë tarifat e telefonisë celulare në Shqipëri vlerësohen se janë përafruar me vende të tjera të rajonit dhe Bashkimit Europian.

EMISIONET