Një 19 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Acqui Nor, nën akuzën e shitjes së drogës.

Në pranga përfundoi Ortis Çela, i cili u prangos pas një telefonate anonime, që tregoi për një makinë të dyshimtë pranë një supermarketi në Acqui Terme.

Dy patrullat shkuan në vendngjarje duke identifikuar mjetin dhe duke e kontrolluar atë. 19 vjeçari ngurroi të raportonte të dhënat personale, përfshirë edhe vendbanimin.

Djali, zyrtarisht banues në një zonë për të miturit në Acqui Terme, ku kishte jetuar për një periudhë gjatë moshës së mitur.

Pas kësaj, policia ushtroi kontroll në një shtëpi për të verifikuar qëndrimin dyshues të shqiptarit, duke gjetur 200 gram marihuanë, disa prej të cilave tashmë janë të ndarë në doza, përveç materialit për paketim dhe peshore.

Gjithashtu u gjet edhe një dozë kokainë.

I riu u arrestua në flagrancë dhe me urdhër të prokurorit publik, u vendos nën arrest shtëpiak.

/S.Lleshi/


/Ora News.tv/