Nantes ka një yll në skuadër dhe specilistët e futbollit për shkak të forcës dhe aftësia për të sulmuar portën kundërshtare e krahasojnë me yllin francez të Manchester United, Paul Pogba.

Quhet Kamal Bafounta dhe është vetëm 16 vjeç por kanë mjaftuar disa paraqitje me përfaqësusen e Francës U-16 në nëntorin e 2017 në turneun e "Val de Marne" në Japoni për të tërhequr vëmendjen e skuadrave më me emër në Evropë.

Sipas "Goal.com" Everton, Inter dhe Sevilla kanë shfaqur interes për Bafounta, ndërsa ish-trajneri i 16 vjeçarit që momentalisht mban postin e drejtorit sportiv të Lille, Johan Renard deklaroi"

Ai erdhi në Lyon kur ishte 11 vjeç.Herën e fundit që e kam drejtuar Kamalin ishte nën moshat U-15, kur ai ishte 13 vjeç. Po luanim kundër Bourg Peronnas dhe në minutën e 30 ai mori topin dhe kalojë katër apo pesë lojtarë dhe pastaj shënoi.

“Mund të konsiderohet si një "Pogba i ri" pasi ka një stil që është si i tij, ndoshta edhe më i mirë”.-përfundoi Renard.

Për të nënshkruar me talentin 16 vjeçar është Everton, madje përfaqësues të Bafountas ishin në "Goodison Park" këtë fundjavë ku thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshje me ta.

/Ora News.tv/