"Teatrit", Pollo: Ligji në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

"Teatrit", Pollo: Ligji në kundërshtim me Marrëveshjen

Partia Demokratike  i kërkon Bashkimit Evropian të ndërhyjë për tërheqjen e ligjit të Teatrit pasi sipas demokratit Genc Pollo bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Kjo është arsyeja e cila sipas Pollos nuk është lejuar që ky ligj të kalojë në Komisionin e Integrimit

Pollo: Ligji special shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj duke qënë një kontraktim pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Madje në raste te veçanta BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro.

Demokrati paralajmëroi që nëse ky ligj nuk do të tërhiqet nga qeveria do të sjelle konfrontimin e shoqërisë shqiptarë me të gjithë ata që e miratuan.

EMISIONET