Për ndërtimin e teatrit të ri, qeveria do të ngrejë një grup nëgociatorësh që do të negociojnë kontratën e ndërtimit sipas projektit të paraqitur nga kompania Fusha SHPK. Grupi negociator do të kryesohet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë në përbërje përfaqësues të disa ministrive. Pas përfundimit të kontratës, projektligji do të marrë pëlqimin në këshillin bashkiak dhe më pas do të firmoset kontrata. Kjo praktikë për ndërtimin e teatrit është kudnërshtuar nga partia Demokratike e cial nëpërmjet deputetes Albana Vokshi e quajti këte praktikë si korruptive.

Qeveria shqiptare ka paraqitur një projektligji në Kuvend për të negociuar kushtet e kontratës mes komapnisë Fusha SH.P.K dhe shtetit për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Në projektiligjin e paraqitur thuhet se projekti i cili do të diskutohet është projekti i propozuar nga kompania private ndërsa grupin e negociimit do ta kryesojë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Përfaqësues në këtë grup do të kenë edhe Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financës, ajo e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës. Përfaqësues në grupin negociator do të ketë edhe Avokatura e Shtetit së bashku me Teatrin Kombëtar.

Ky grup negociimi ka për detyrë të hartojë kontratën mbi projektin e paraqitur nga kompania private brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji si dhe duhet të përgatisë analizën teknike që shoqëron gjtihë projektin.

Kjo kontratë do të duhet të kalojë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm për dhënie pëlqimi me shumicë të thjeshtë votash dhe më pas do të miratohet dhe në mbledhjen e Këshillitt ë Ministrave.

Pas miratimit Kryetari i Bashkisë do të ketë të drejtën të firmosë kontratën brenda 10 ditësh pasi vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi.

Kjo procedurë është quajtur si korruptivge nga deputetja e partisë Demokratike, labana Vokshi, e cila akuzoi kryeminsitrin se po vepron jashtë ligjit dhe kushtetutës pasi këto procedura sipas saj parashikohen në ligjin për Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", si dhe ligjin "Për vetëqeverisjen vendore"

Vokshi:  Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti.

Ky projekitligj sipas Vokshit paracakton fituesin dhe shmang garën

Vokshi: Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat

Vokshi e ka quajtur këtë projektligj si antikushtetues por vendi aktualisht është pa një Gjykatë Kushteteuese ku të mund të kërkohet rrëzimi i ligjit përfundoi ajo.

/Ora News.tv/