Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se nuk beson se do të ketë grevë urie, ndërsa shtoi se shpreson që Presidenti i Republikës të mos qëndrojë indiferent.

Asqeriu: Unë nuk besoj se do të shkojmë deri tek greva e urisë. Sepse, edhe për martirizime nuk besoj të ketë nevojë, por shpresoj në qëndrimin e pjesës së shëndoshë të Parlamentit shqiptar dhe shpresoj dhe besoj edhe tek fjala e Presidentit të Republikës. Shpresoj që edhe Presidenti i Republikës të mos qëndrojë indiferent ndaj kësaj çështje madhore.



/Ora News.tv/