Teatri i Metropolit, aty ku Drejtoresha bën aktoren, regjisoren, producenten dhe kostumografen

Teatri i Metropolit, aty ku Drejtoresha bën aktoren, regjisoren,

Kur jemi në debatin e hapur për Teatrin Kombëtar, aktorja e "Portokallisë" Delinda Zhupa që gjithashtu luan dhe në Teatër, hedh akuza mbi Teatrin e Metropolit.

E ftuar në "BOOM", Zhupa shreh rezerva për Drejtoreshën e Teatrit që sipas saj e ka bërë monopol.

Delinda Zhupa: Ka qenë një shfaqe e vendosur në mënyrën më të keqe të mundshme, ka qenë aktor Profesor Niko. Replika ime e vetme është se ai teatër është bërë monopol, jo Metropol. Vjen një drejtoreshë me një vizion, kam përshtypjen se është pa diplomë fare për atë gjë sepse kur i doli koha me bë shkollën, masterin. 

Një njeri që është i mirëformuar me CV dhe diplomë nuk ka nevojë që në çdo shfaqe të bëjë aktoren, producenten, regjisoren, përkthyesen.Edhe CV ja kam parë, vetëm një shfaqe ka Drejtoresha.Nuk kam asgjë personale me të. I është dhënë kjo mundësi por të paktën ruaj profilin tënd, do ishte më serioze, etike, profesionale. Pse duhet me i bo ajo shfaqe pas shfaqeje, të gjitha vetë! Kostumet vet.Ajo do ketë ndonjë talent të jashtëzakonshëm por ne presim t'ia bëjë boom.


EMISIONET