Të fiksuara në fotografi sukseset e teatrit Aleksandër Moisu në Durrës janë ekspozuar për dashamirësit e kulturës në hollin e këtij institucioni. 

Ekspozita vjen në kuadër të 65 vjetorit të themelimit të teatrit për të vlerësuar kontributin e të gjithë artistëve që kanë interpretuar në skenën e tij.

Drejtuesit e institucionit më të rëndësishëm të kulturës në Durrës thonë se synojnë krijimin e një muzeu me këto fotografi ku çdokush do të ketë mundësi të njihet me historikun e teatrit.

"Të gjitha fotografitë më emocionalë, sidomos ato të vjetrat. Kur i shikojmë na kujtohen shokët që janë larguar nga teatri, episodet, ngjarjet dhe vështirësit."

Çelja e eskpozitës bëri bashkë artistët veteranë dhe ata të rinj si edhe dashmarisët e artit të tyre.

 

/Ora News.tv/