Teatri "Aleksander Moisiu" ne Durres ka festuar sot 65 vjetorin e krijimit të tij. Ne 11 janar 1953 nisi jete ky teater ku premiera e pare ishte komedia "Vajza nga fshati" e Fatmir Gjatës me regji të Pandi Stillu.

Në një aktivitet të zhvilluar me këtë rast një nga aktorët themelues Lutfi Hoxha në përshëndetjen e tij iu është drejtuar aktorëve të rinj që të punojnë më shumë dhe të tërheqin spektatorin pranë dyerve të teatrit.

Aktivitëtin e kanë përshëndetur aktorë, regjisorë si dhe drjtues të tij ndër vite. Drejtori i qendres kulturore Aleksander Mosiu  Bashkim Hoxha është shprehur se kete vit do te kete disa projekte dhe premiera nga trupa e teatrit.

Kryëtari i bashkise Vangjush Dako tha se bashkia i ka dhene dhe do vazhdoje ti jape gjithë mbeshtetjën teatrit sepse ai është një aset i vyer i qytetit.

/Ora News.tv/