"Teatri", burime nga grupi i PD: Bojkot komisioneve, Meta të mos firmos ligjin

"Teatri", burime nga grupi i PD: Bojkot komisioneve, Meta të mos

Opozita do të bojkotojë komisionet parlamentare. Burime nga PD-ja bëjnë me dije se ky është vendimi i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar, por nga ana tjetër, opozita do të marrë pjesë në seancat parlamentare. Opozita do t'i kërkojë gjithashtu Presidentit që të mos e miratojë ligjin.

"Përballje deri në largimin e Edi Ramës. Ligji i  teatrit është ligj terrorist", thanë burimet.

Burimet bëjnë me dije se aksioni opozitar do të përqendrohet tek denoncimi i aferave të qeverisë dhe moslejimin e seancave normale parlamentare.

Ky vendim vjen pas miratimit të ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu, në mbledhje është vendosur që deputetët e PD duhet të fokusohen në takime me qytetarët.

EMISIONET