Trajneri i skuadrës së Mançester Cityt, Pep Guardiola në karrierën e tij si trajner ka trajnuar disa lojtarë nga të cilët disa kanë ngelur të impresionuar nga mënyra se si ai punon.

Rasti më i fundit që e ka shfaqur këtë impresionim ka qenë lojtari i PSG-së, Dani Alves.

"Të stërvitesh me Guardiolan është ndjenjë më e mirë se seksi”, u shpreh sot mbrojtësi brazilian mbi teknikun spanjoll.

Por i pyetur në lidhje me këto deklarata Guardiola ka dhënë një përgjigje epike duke thënë:

“Unë preferoj seksin”.

Nën urdhrat e Guardiolas, Alves dhe Barcelona fituan të gjithë trofetë dhe thyen shumë rekorde.

/Ora News.tv/