Nicki Minaj është me fat që ajo nuk shkoi herët në xhirimet e klipit muzikor të Tekashi pasi plumbi ka përfunduar në dhomën ku ajo do të ndërronte veshje.

Burime për TMZ konfirmuan se mbrëmjen e kaluar depërtoi një plumb nga dritarja që mund ti merrte jetën reperes së famshme.

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 10:25 të mbrëmjes së 8 nëntorit në një prej zonave më të pasura në Beverly Hills.

Aty do të xhirohej klipi muzikor i  Tekashi 6ix9ine me Kanye Ëest dhe Nicki Minaj.

Asnjë nuk është qëlluar, por mendohet se ka qenë një shtënie nga makina në lëvizje. Kanye ishte aty, por Nicki nuk kishte arritur ende. Të gjithë u larguan dhe detektivët kanë nisur hetimet.

/Ora News.tv/