Një sulm  me armë ka ndodhur në orët e pasdites së premtes, 18 maj, në një lokal bastesh sportive në Vlorë. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, pranë Sahatit ku sipas policisë, shtetasi Besmir Gjela, 23 vjeç, ka hyrë me armë brenda në lloto dhe ka hapur zjarr.    

Pranë ambienteve të lokalit në momentin  e ngjarjes kanë qenë edhe disa efektivë policie të cilët kanë ndërhyrë duke shmangur ngjarjen e rëndë. Autori i të shtënave me armë mësohet se është arrestuar menjëherë nga uniformat blu ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit.   

Mësohet se i riu ka pasur si synim të vriste një person që ndodhej në lokal me të cilin kishte mosmarrëveshje. Nga ngjarja nuk pati persona të plagosur ndërsa gjatë arrestimit nga policia, autori ka tentuar të largohet dhe është përplasur me xhamat duke pësuar lëndime të lehta në trup. 


 Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu




/Ora News.tv/