Një sherr mes dy të rinjve në Lushnje ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 minuta në shëtitoren e qytetit, në një zonë të frekuentuar.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, pasi dy plumbat kanë prekur dy makina të parkuara.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e përfshirë në konflikt, ndërsa shkak për konfliktin dyshohet prishja e pazareve të drogës.

/Ora News.tv/