Të shtëna me armë zjarri në dy kisha në SHBA, 5 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në dy kisha në SHBA, 5 të

Të paktën 5 persona raportohet se janë vrarë nga të shtenat me armë zjarri në dy kisha në Luiziana të SHBA.

Mediat raportojnë se policia është në kërkim të autorit të dyshuar, i cili është identifikuar si Dakota Theriot 21 vjeç.

Autoritetet besojnë se autori mund të shkojë në Misisipi, ndërsa bën thirrje për vigjilencë, pasi  se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, por i dyshuari, Dakota Theriot është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij, Elizabeth dhe Keith Theriot, në qytetin e Gonzalez.

Po ashtu Dakota Theriot është i dyshuar gjithashtu edhe  për vrasjen e tre personave të tjerë në zonën fqinje të Livingston Parish. 


EMISIONET