Vlore, qëllon drejt lokalit dhe plagos tre persona

Vlore, qëllon drejt lokalit dhe plagos tre persona

Tre të rinj kanë  mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë nga të shtënat me armë zjarri. 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal  afër poliklinikës qëndrore të qytetit. Mes të plagosurve janë dy vëllezër. 

Tre persona u qëlluan me armë jashtë lokalit.

 "Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta.Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :1- M.Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.2- Zh.Sh., 24 vjeç, banues në Vlorë.3- F.K., 18 vjeç, banues në Vlorë" informon policia.

 Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojë më tej situatën. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET