Të shtëna me armë në një shkollë në Brazil, tetë të vdekur, mes tyre 5 nxënës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2019, 15:19
Të paktën 5 nxënës kanë vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Sao Paulo, Brazil.
Një i rritur është vrarë gjithashtu në sulmin në shkollën shtetërore Professor Raul Brasil në Suzanano.
Policia thotë se dy adoleshentë të maskuar dhe të armatosur kryen sulmin rreth orës 09:30 lokale.
Mediat lokale raportojnë se dy adoleshentët kanë vdekur. Ata kryen vetëvrasje pas sulmit.
Guvernatori i shtetit të Sao Paulo, Joao Doria shkroi në Twitter se viktimat u "vrarë mizorisht".