Tentativa për të grabitur një minimarket në rrugën "OSBE" në Kamëz përfundoi me vrasjen e 52 vjeçarit Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buci 44 vjeçe, të dy pronarë të dyqanit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:07 të 25 prillit 2018, në rrugën "OSBE" në Kamzë të Tiranës. 

Burimet nga policia bënë të ditur se kanë qenë dy persona me maska të cilët janë futur me armë në market duke kërkuar të marrin paratë e xhiros mbrëmjen e të mërkurës. por rezistenca e çiftit dhe përpleshja me grabitësit ka përfunduar në përdorimin e armëve prej agresorëve. 

Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim deri në 5 milionë lekë për kë jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, u qëllua në gjoks dhe humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në spital ndërsa gruaja ka dy plagë në këmbën e majtë.

Xhiroja e dyqanit shkonte 30 mije lekë të reja në ditë

Në momentin kur grabitësit kanë hyrë në dyqan, 52-vjeçari ka qenë në banesë ndërsa në minimarket - (pak metra larg baneses)  ishte bashkëshortja e tij bashkë me djalin 6 vjeçar.  Ai ka shkuar në minimarket sapo ka dëgjuar të bërtiturat e bashkëshortes.   Rezistenca e çiftit dhe përpleshja me grabitësit ka përfunduar në përdorimin e armëve prej agresorëve. 

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit

13 persona të shoqëruar

Në një reagim për ngjarjen policia bën me dije se janë shoqëruar deri tani 13 persona të dyshuar që po verifikohen si autorë të mundshëm. 

Dëshmitari ngjarjes edhe djali

Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë edhe djali i bashkëshortëve të cilët 17 vite më parë ishin shpërngulur nga Mati dhe ishin vendosur në Kamzë, ku pranë banesës kishin hapur edhe marketin në të cilin u përballën me plumbat e grabitësve.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje - dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.  


/Ora News.tv/