Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë një përplasje me armë që ndodhi brenda ambienteve të një lokali  në rrugën "Ibrahim Rugova", në zonën e Bllokut në Tiranë.  

Krimi ndodhi reth orës 21:30 të 4 tetorit 2018 dhe si pasojë e plumbave humbi jetën Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur kanë mbetur 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Një ditë pas vrasjes (më 5 tetor) policia deklaroi se ishin shpallur në kërkim tre persona, mes tyre dhe efektivi i Forcave Komando, Merviol Bilo, 41 vjeç. Në kërkim janë shpallur dhe Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç.

Perplasja pas ngacmimit te Elvana Gjates
Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave. Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqëruajtëse në Afganistan.  

Viktima Fabiol Gaxha

Viktimë e përplasjes me armë mbeti Fabiol Gaxha, i cili vetë ishte në kërkim të forcave të policisë, dhe për t'iu shmangur forcave të rendit përdorte kartën e identitetit të të vëllait. Mendohet se Gaxha ishte shoqërues i Ervis Martinajt. 



(Në foto: Viktima, Fabiol Gaxha)

Kush eshte i plagosuri Ervis Martinaj
36-vjeçari  Ervis Martinaj është një emër i njohur për policinë. Ai ishte dënuar me 1. 4 vite burg me akuzën e moskallëzimit të krimit mbi vrasje e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Ngjarja  pat ndodhur në zonën e Linzës në Tiranë dhe vrasja u krye pas një debati për çështje banale. Ndërkaq Martinaj është përmendur prej prokurorisë dhe në çështjen "Shullazi", ku është thënë se i ka ofruar shuma parash biznesmenit Ylvi Beqaj për të mos folur.

Vrasja ne lokal

Sulmi i mbrëmjes së të enjtes, 4 tetor, ka ndodhur në një ndër lokalet e njohura në zonën e Bllokut në një ambient të veçuar të njohur si zona VIP. Policia ka bërë të ditur se janë duke u parë pamjet e kamerave të sigurisë për të parë se cilët prej personave ka qëlluar i pari.

Te arrestuarit dhe personat ne kerkim

Policia tha se dy të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, u arrestuan në spital. Ndërsa u shpallën në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç. 

Në vendngjarje janë sekuestruar 11 gëzhoja dhe janë sekuestruar 3 pistoleta dhe shuma të konsiderueshm,e në euro.

Pas ngjarjes zona e ish-bllokut është blinduar nga forcat e policisë. Po ashtu masa shtesë janë vendosur dhe në zonën e Spitalit Ushtarak ku po mbahet Ervis Martinaj.  Ne polici jane shoqeruar 20 persona.

Njoftimi i policise 5 tetor 2018

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

- Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

- Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

- E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
- F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
- M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri tip “Glock”
- 11 gëzhoja
- 10 000 euro
- tre automjete
- aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.


(Në foto: Trupi i viktimës transportohet me ambulancë)

(Në foto: Trupi i viktimës transportohet me ambulancë)

(Në foto: Ervis Martinaj, një nga të plagosurit)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)


(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

/Ora News.tv/