Të sëmurit i jepen 5 litra birrë për ta shpëtuar nga vdekja!

Të sëmurit i jepen 5 litra birrë për ta shpëtuar nga

Mjekët u detyruan të transfuzojnë pesë litra birrë në stomakun e një njeriu për ta penguar atë të vdiste.

Nguyen Van Nhat, 48 vjeç ishte helmuar nga alkooli. Për këtë arsye, 15 kanaçe birrë u futën në stomakun e tij. Ideja e pazakontë u zhvillua në Spitalin e Përgjithshëm në Vietnam.

Dr. Le Van Lam, drejtuesi i njësisë së kujdesit intensive, tha se niveli i metanolut  në gjakun e Nhat ishte 1,119 herë më i lartë se kufiri i duhur.

Për të shpëtuar jetën e tij, mjekët menjëherë trasfuzuan tre kanaçe birre për të ngadalësuar përpunimin e metanolit në mëlçi.

Sipas Dr Lam, më pas, atij ju dhanë edhe nga një kanaçe birrë në çdo një orë.

Mjeku shpjegoi se stomaku dhe zorrët e një burrit vazhdonin të lëshonin alkool në gjak edhe nëse janë pa ndjenja ose kanë ndaluar së piri për një periudhë, nivelet e alkoolit në trup vazhdojnë të rriten.

Dr. Lam shpjegoi se alkooli vjen në dy variante, metanol dhe etanol.

EMISIONET