Sipërmarrjet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor në fushën e inovacionit  janë vlerësuar me 18 bursa studimi në Itali. Kryetari i Bashkisë Tiranë ju kërkoi të rinjve që bashkëpunimi mes tyre të mos ndikohet nga paragjykimet që kanë shoqëruar rajonin për vite me radhë.

18 të rinj janë vlerësuar me çmimin e “Ambasadorëve të Risisë” si dhe kanë përfituar bursa studimi në Torino të Italisë.

Përfaqësuesi i OSBE-së dhe kryetari i bashkisë së Tiranës mbështetën të rinjtë e Ballkanit Perendimor në sipërmarrjen e në fushën e inovacionit.

Wilton: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të lehtësojnë procedurat për këto nisma të të rinjve. Unë ju them që duhet të Vazhdoni të ëndërroni dhe të luftoni për projektet tuaja.

Veliaj: Sot me OSBE u shpërndanë 18 bursa për 18 të rinj që do të shkojnë në Torino, në Akademinë europiane të Inovacionit me një ide biznesi që ne si bashki jemi të gatshëm ti ndihmojmë të financohet.

Veliaj kërkoi nga të rinjtë e Ballkanit Perendimor që të punojnë me njëri-tjetrin pa u ndikuar nga paragjykimet e së shkuarës  mes vendeve të rajonit.

/Ora News.tv/