Dy studentë nga Florida janë arrestuar pasi në vend që të merrnin një dhomë hoteli, janë futur në një shtëpi të huaj e të pabanuar  për të kryer marrdhënie seksuale. Por fqinji i cili njihte pronarët e shtëpisë, ka lajmëruar menjëherë policinë kur ka vënë re dy të rinjtë të futen në shtëpi. Allison Riddle dhe Evan Jones, të moshës 18-vjeç sapo ishin zhveshur për të bërë seks ka mbërritur policia,  dhe pasi kanë kontrolluar shtëpinë dhe kanë konfirmuar se asgjë nuk mungonte ka arrestuar dy të rinjtë. Ata janë dënuar nga gjykata për hyrje pa leje në banesë dhe janë liruar pas pagesës së gjobës prej 7500 dollarësh.

/Ora News.tv/