Të rinjtë e FRPD-së e qëllojnë me vezë, Reagon Veliajn: Qëlluan me 10 s'më kapi asnjë

Disa të rinj të FRPD-së kanë hedhur vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Incidenti ndodhi kur Veliaj po shkonte në hotel 'Plaza' për të zhvilluar një bashkëbisedim me aktorët për të folur mbi të ardhmen e Teatrin Kombëtar.

Në momentin që po afrohej para derës së hotelit, Veliaj u qëllua me vezë nga të rinjtë e FRPD-së. 

Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ti larguar, ndërsa kryebashkiaku u largua i sigurtë brenda ndërtesës për të zhvilluar takimin.

Partia Demokratike shpërndau videon në redaksi ndërsa gjatë takimit Veliaj dha këtë reagim: Edhe sot dolët huq. Erdhët me vezë aty, dhe nuk kishit as nishan dhe atë nishan që ka çu Luli nuk kishit asigjë në vijë. Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë. Ushtroni pak më shumë. Kur unë pranoj me sportivitet atë sulmin alla-ISIS ju duhet të pranoni me sportivitet batutën time


 

EMISIONET