Të mbrohet vota e lirë! Gale: Asnjë praktikë perfekte, të mësojmë nga njëri-tjetri

Të mbrohet vota e lirë! Gale: Asnjë praktikë perfekte,

Shqipëria duhet të marrë modelet më të mira të vendeve anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës përsa i përket reformës zgjedhore.

Në mbyllje të seminarit për keqpërdorimin e burimeve administrative gjatë proceseve zgjedhore organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, nënkryetari Roger Gale dha këtë mesazh.

Gale: Asnjë praktikë zgjedhore nuk është përfekte. Ne duhet të mësojmë dhe të marrim nga njëri-tjetri. Në vizitën time të parë jam i impresionuar nga zhvillimi i vendit. Gjithashtu kam mbetur shumë i kënaqur nga mikpritja dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

Si për të bërë një mea culpa për gjithë politikën shqiptare, deputeti i PS-së Ervin Bushati kërkoi më shumë përgjegjësi nga politika.

Bushati: Është koha që politika të sillet më e përgjegjshme me gjithë proceset integruese dhe ne si politikanë të marrim përsipër mbi shpatulla përgjegjësitë që kërkon koha. Të përafrohemi me me qytetarët të cilët prej kohësh e kanë zgjedhur rrugën e tyre.

Komisioni i reformës zgjedhore ka nisur punën por ende nuk ka bërë hapa të parë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit zgjedhor.

Dekriminalizimi, financimi i fushatës me para të pista kanë qenë disa nga problemet që janë evidentuar në zgjedhjet e fundit

 

EMISIONET