Deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë bërë një kërkesë zyrtare Kuvendit të Kosovës, përkatësisht administratës, për siç thuhet formimin e një grupi të ri parlamentar.

Siç shihet edhe në dokumentin që e posedon Telegrafi, 12 deputetët e nënshkruar kanë kërkuar që grupi parlamentar të emërtohet “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Sipas dokumentit në fjalë, shefi i grupit parlamentar pritet të jetë Dardan Sejdiu.

/Ora News.tv/