Të jetosh në të njëjtën shtëpi me 5 krokodilë

Të jetosh në të njëjtën shtëpi me 5 krokodilë

Krokodili njihet si një kafshë shumë e rrezikshme. Por Vicki Lowing ka vërtetuar se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ajo bashkëjeton me 5 krokodilë duke i mbajtur në një shtëpi të vetme me 3 dhoma gjumi e një banjo.

60 vjeçarja nga Melbourne ka një dashuri të jashtëzakonshme për zvarranikët . Ajo ra në 'dashuri' për herë të parë me krokodilin 'Johnnie' kur e pa në derën e shtëpisë së saj 22 vite më parë.

"Nëse ata janë të uritur në orën 2 ose 3 të mëngjesit duhet të ngrihem dhe ti ushqej."

Vicki u shpreh se dy nga krokodilët, Jovian dhe Johnnie i lejon që herë pas here të qëndrojnë në dhomën e saj të gjumit. Dy më të rritur jetojnë në një akuarium ngjitur me dhomën e saj. Dhe krokodili më i madh qëndron në kopshtin e jashtëm.

Jo vetëm, me krokodilët shoqërohet edhe një mace.

60-vjeçarja përkujdeset për  edhe për gjarpërinj, breshka dhe zogj.

Ajo u shpreh se të gjithë kafshët, zvarranikët e shpendët që mban në shpi ishin të pastrehë përpara se ajo ti merrte në krahët e saj dhe se nuk do të mbijetonin në botën e eger jashtë.

"Kur e marr një kafshë, e marr për gjithë jetën dhe unë e trajtoj si të jetë fëmija im."

Ndërsa gëzon një marrëdhënie të ngushtë me Johnnie, shoqëruesin e saj ajo u shpreh se kishte nevojë të tregohej e kujdeshme që ata të mos kalojnë kufijtë e tyre instiktivë.

Gjatë ushqyerjes Vicky duhet të tregohet e kujdeshme për të mos i parë në sy pasi kjo mund të shkaktojë agrisivitet tek ata.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET