Mund të thuash me bindje të plotë se njerëzit e famshëm nuk kanë se ku t’i çojnë paratë e tyre duke gjetur mënyra nga më të ndryshmet për t’i shpenzuar. Sulmuesi i Arsenal-it vendos të eksperimentojë me makinat tij, duke i veshur nga jashtë me një shtresë kromi.

Aubameyang i beson Laferrarin e tij me vlerë 2.2 milionë euro një mekaniku makinash, Yianni Charalambous për ta ndryshuar atë. Tek i njëjti, ai ka rimodeluar dhe dy Lamborghinit e tij duke i vendosur një veshje me ngjyrë ari.


Por ish lojtari i Dortmund ka vendosur që të ndryshojë komplet pamjen e Ferrarit të tij, duke pranuar se ky ndryshim do të ndikonte në opinionin e fansave të tij. Gjithashtu dhe Yanni pranon se një ndryshim i tillë do të sjellë reagimin e tifozëve.

Aubameyang shkruan se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Yanni e postoi dhe në faqen e tij të Instagramit ku shpërthyen dhe shumë komente.

Një komentues shkruan:

“Kjo makinë është e njëjta me pikturën e një fëmije 4 vjeçar mbi pikturën e Va Gogh duke e shkatërruar një kryevepër të tillë, dhe askush nuk mund t’i bërtasë pasi është një fëmijë i llastuar”.

Shumë komente të tjera negative i janë drejtuar atij por që Aubameyang ka vendosur t’i shpërfilli.


Foto makinat e Aubameyang





/Ora News.tv/