Krijimi i një tregu rajonal të përbashkët  mund të dëmtojë prodhimet shqiptare.Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve shqiptar Bardhyl Baltëza përtej vlerësimit për këtë nismë kërkon nga qeveria që të bëhet një studim dhe në bazë të tij të ndërmeren masa.

Bardhyl Baltëza: Duam që qeveritë tona të bashkëpunojnë me ne për të drejtuar këtë hapje në mënyrë të tillë që mos ketë kolapse. Një ekonomi që paguan me 5 cent energjinë elektrike të jenë konkurruese. Ose në fund do bjerë në kurriz të punëtorëve, rrogat.

Prodhuesit shqiptar ngritën si shqetësim faktin se deri më tani marrëveshjet ekonomike me Kosovën kanë qenë pa rezultate.

Bardhyl Baltëza: Eksportojmë në Kosovë, ose Kosova eksporton në Shqipëri njësoj sikur eksporton në Kinë apo Itali. Në aspektin ekonomik ne jemi sic kemi qenë, nuk kemi ndonjë ndryshim.

Ndërkohë që edhe prodhuesit kosovarë apeluan për heqjen e barrierave tregtare midis dy vendeve.

Astrit Shabani, Clubi i Prodhuesve të Kosovës: Një prodhues nga Tirana shet në Prishtinë sikur në Vlorë, por edhe ai nga Podujeva të shet në Fier, edhe në Dibër por mos te ketë asnjë pengesë. Kërkesa jonë është të hiqen të gjitha pengesat që ka një prodhues.

Qeveria shqiptare dhe ajo Kosovare kanë zhvilluar  4 takime të përbashkëta  ku në fokus ka qenë bashkëpunimi ekonomik por këto marrëveshje duket se kanë mbetur në letër.

/Ora News.tv/