"Të goditet policia", shoqërohet në polici banori i Unazës së Re

"Të goditet policia", shoqërohet në polici banori i

Një banor i Unazës së Re është shoqëruar në polici me akuzën se ka bërë thirrje për dhunë. Shteti Lutfi Kastrati është shoqëruar në komisariatin 6 pasi akuzohet se ka bërë thirrje në protestë për goditje me armë ndaj forcave të policisë.

Pas dërgimit të qytetarit në polici, pranë komisariatit 6 janë grumbulluar banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Lutfi Kastrati ka qenë i pranishëm në protestat e përditshme të banorëve të Astirit duke mbajtur edhe fjalime kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit.

EMISIONET