Të gjithë të çmendur pas "Pirlos së Ri"

Të gjithë të çmendur pas "Pirlos së Ri"

Pasi përfundoi në lupën e Romës, Milanit dhe Chelsea, mesfushori i talentuar, Sandro Tonali ka një tjetër destinacion. Bëhet fjalë për gjigandin e Seria A, Interin, me zikaltërit që kanë hedhur hapa të sigurtë përpara për të firmosur me 18 vjeçarin e cilësuar edhe si "Pirlo i Ri".

Lëvizjet e tij, pozicionimi taktik dhe madje edhe ecja të kujtojnë Pirlon i cili gjithashtu doli përmes akademisë së Brescia. Inter thuhet se është gati të paguajë çmimin prej 25 milionë eurosh që Brescia kërkon për kartonin e Tonali, që ka tërhequr interes nga e gjithë Evropa për shkak të paraqitjeve të tij për Brescian në Serie B dhe Italinë në nivelin e të rinjve.

Mbetet të shihet skuadra që do të zgjedh Tonali, por merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë për talentin italian.

EMISIONET