Të gjithë të çmendur pas Ramsey

Të gjithë të çmendur pas Ramsey

Merkato e janarit sillet rreth Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian është një futbollist pa kontratë në fund të sezonit te Arsenali dhe ky fakt ka zgjuar interesin e shumë klubeve evropiane.

Me Juventusin që thuhet se është shumë pranë, madje ka arritur dhe akordin verbal me 28 vjeçarin, një tjetër skuadër kampione del në skenë. Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, me kampionët në fuqi të Francës që kanë gati një kontratë 18 mujore për Ramsey.

Sipas "L'Equipe" drejtori sportiv, Antero Henrique thuhet se ka qenë në kontakt me lojtarin e Arsenalit dhe ka negociuar një çmim prej rreth 10 deri në 20 milionë euro.

Në garë për shërbimet e Ramsey  janë edhe skuadra si Manchester United, Milan, Bayern Munich dhe Real Madrid.

EMISIONET